HISTORIK I SHOQATËS
Instituti Shqiptar i saldimit ka nisur si inisiativë e profesionistëve të teknologjisë së saldimit, synimi i të cilëve është promovimi i shkencës së saldimit dhe profesionalizmit të aplikimit të saj në industri.
Në datën 6 Shkurt 2016, të inkurajuar nga sektori i biznesit, profesionistët dhe praktikuesit e teknologjisë së saldimit, gjashtë anetarët themelues u mblodhën dhe krijuan Institutin Shqiptar të Saldimit INSAL.
Në datën / /2016, Shoqata u regjistrua në Gjykatën e Tiranës si një shoqatë jo-fitimprurëse.
- Promovimi i kulturës, njohurive teknike e shkencore të saldimit
- Përkujdesje për përgatitjen dhe divulgimin e materialeve formuese dhe didaktike lidhur me shkencën dhe teknologjinë e saldimit
- Organizimi i manifestimeve, konferencave dhe mbledhjeve me karakter shkencor e kulturor në nivel kombëtar dhe ndërkombetar, në sektorin e saldimit në përgjithësi
- Promovimi dhe organizimi i kurseve dhe aktiviteteve të tjera formuese, me qëllim azhornimim e anëtarëve me avancimin në shkencen dhe teknologjinë e saldimit
- Promovimi i ndërgjegjshmërisë midis anëtarëve lidhur me përgjegjësitë për të ndihmuar zhvillimin e biznesit dhe industrisë në vendin tonë.

Themeluesit e Shoqatës
Enkelejda KONDA
Dhimiter SOTJA
Syrja SUKAJ
Hiqmet BUSHI
Deshir GJETJA
Kreshnik DACI
INSAL u themelua më 6 Shkurt 2016.
INSAL